Lajme
Presidenti francez tregoi shtatë kushtet e vendit që ta njohë si shtet Palestinën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se njohja e shtetit palestinez nuk është vetëm një detyrim moral, por edhe një kërkesë politike.
Ai ka thënë se para konferencës së OKB-së, që do të mbahet më 18 qershor, janë disa kushte për marrjen e këtij hapi.
Macron konfirmoi se Evropa duhet “të ashpërsojë qëndrimin e saj kolektiv” kundër Izraelit, “nëse në orët dhe ditët në vijim nuk ka një përgjigje që përputhet me situatën humanitare” në Rripin e Gazës, transmeton albinfo.ch.
Ai tha se në këtë rast, Bashkimi Evropian do të duhet “të zbatojë” rregullat e veta, “pra, të ndërpresë proceset që supozojnë respektimin e të drejtave të njeriut, gjë që sot nuk ndodh dhe të vendosë sanksione”, tha ai, duke iu referuar Marrëveshjes së Asociimit ndërmjet BE-së dhe Izraelit, e cila duhet të rishikohet.
“Prandaj: po, duhet të ashpërsojmë qëndrimin tonë sepse kjo është tashmë një domosdoshmëri, por ende shpresoj që qeveria izraelite do të ndryshojë qëndrim dhe se më në fund do të kemi një përgjigje humanitare”, u shpreh ai, raporton France24.
Macron tha se kushtet për njohje janë: lirimi i pengjeve që mban Hamasi, “çmilitarizimi” i lëvizjes islamiste palestineze, “mospjesëmarrja” e saj në qeverisjen e atij shteti, “reformimi i Autoritetit Palestinez”, njohja e Izraelit dhe e “të drejtës së tij për të jetuar në siguri” nga ai shtet i ardhshëm, si dhe “krijimi i një arkitekture sigurie në të gjithë rajonin”.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Zvicër
-
Mediat zvicerane: Kosova i ka vënë syrin yllit të Zvicrës, Avdullahut "Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës u takua me dy ndërkombëtarët e të rinjve zviceranë,...
-
Shpenzimet e turistëve në Zvicër u rritën në vitin 2024
-
Si e mbron Zvicra bujqësinë e saj?
-
Ndjenja e konsumatorit zviceran mbetet pozitive pavarësisht krizave
-
Cilat janë rregullat për të notuar në liqenet malore të Zvicrës?