Maqedonia

Presidenti Pendarovski mbledh sot liderët e vendit

Shkup, zgjedhjet e parakohshme

Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pritet të jetë në fokusin e takimit të sotëm të liderëve të partive më të mëdha politike në vend.

Takimi është iniciuar nga presidenti Stevo Pendarovski, pasi vendi nuk arriti të marrë datën për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Europian. Takimi është caktuar për në orën 17:00 në rezidencën presidenciale “Villa Vodno”.

Kreu i shtetit ka marrë përgjigje pozitive nga të gjithë të ftuarit – liderët e partive më të mëdha politike nga qeveria dhe opozita. Pothuajse të gjithë, në vazhdën e takimit, kërkuan zgjedhje të parakohshme. Kryeministri Zoran Zaev propozoi zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më shpejtë të jetë e mundur. Kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski tha se deklarata e Zaevit për zgjedhje të parakohshme parlamentare dëshmon se vetë kryeministri ka pranuar dështimet e tij shkruan TCH.

Mickovski tha se në takimin e sotëm të liderëve pret ta dëgjojë drejtpërdrejtë propozimin nga Zaevi. Kërkoi zbatimin e ligjit për Qeveri teknike percjell Albinfo.ch.