Kosova
Presidentja e Kosovës: Do të bëj çmos për të evituar zgjedhjet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me liderët partiakë ka deklaruar se nuk ka pasur unanimitet te partitë politike për çështjen e mandatarin, e as gatishmëri për atë të Buxhetit 2026.
Sipas saj, disa prej liderëve partiakë shprehën se nuk mund ta krijonin shumicën, e disa që dëshirojnë kohë për të parë mundësinë e propozimit të një mandatari të ri.
Osmani ka përsëritur se detyrë e ka të bëjë çmos për të evituar zgjedhjet ndërsa duhet të ezaurohen të gjitha mundësitë për parandalimin e zgjedhjeve, transmeton albinfoch.
“Nuk kishte unanimitet të plotë rreth asaj që a mund të ketë mandatar tjetër apo jo. Kërkova një rrugë me dakordim të partive për procedim të buxhetit dhe Planit të Rritjes. Nuk kishte gatishmëri nga një numër i madh për procedim të buxhetit, por unë propozova që të shikojmë mundësi të tjera kushtetuese që është zgjatja buxhetore që së paku deri më 31 mars 2026 qytetarët të mos përballem me situatë ku nuk kanë paga dhe mirëqenie. Kjo çështje nga disa u shqyrtua, do të jem në kontakt me partitë nëse ekziston një mundësi e tillë”, ka thënë ajo.
Tutje, ajo ka kërkuar reflektim nga liderët e partive politike në rast se nuk ka mandatar të dytë.
“Kryetari i LVV ka kërkuar që të më takoj edhe një herë para se të skadojë afati 10 ditor dhe pas konsultimeve brenda partisë do vijë me propozim apo jo, por ne e kemi detyrim kushtetues t’i respektojmë afatet. Bashkë me kohën kemi humbur edhe shumë mundësi për vendin tonë”.
Presidentja tha se në takim është përmendur edhe çështja e zgjedhjes së presidentit, e potencialisht shkuarjes në zgjedhje edhe një herë.
“Kjo çështje është ngritur nga disa prej pjesëmarrësve për të paralajmëruar një situatë që mund të përballemi si vend. Ta zëmë ka zgjedhje në dhjetor, pastaj merr disa muaj kohë deri t’i kemi institucionet, dhe pastaj sapo ta kemi një qeveri, menjëherë në mungesë kuorumi prej 2/3 menjëherë vendi shkon në zgjedhje të reja për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentit. Një situatë e tillë u përmend, për të paralajmëruar se mund të kemi dy palë zgjedhje në 3-4 muajt në vijim që është situatë e rëndë jo vetëm për KQZ, por edhe si situatë ku qytetarët për periudhë të gjatë të mos i kenë institucionet”, ka thënë ajo.
Vjosa Osmani njoftoi se pati vullnet të partive që zgjedhja e presidentit të mundësohet të jetë direkt nga populli.
“U diskutua edhe mundësia që të kemi zgjedhjen e presidentit nga populli. Nuk ka asnjë kuptim funksional që për shkak të dështimi të zgjedhjes së presidentes të shkohet në zgjedhje për parlament e qeveri. Pashë një vullnet të madh që të shkohet me zgjedhje të drejtpërdrejt nga popullit”.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












