Kosova
Presidentja Osmani takon Papa Leon XIV, i kërkon njohjen e Kosovës
Ajo ka përcjellë shpresën dhe besimin e popullit të Kosovës që Selia e Shenjtë të marrë vendimin e shumëpritur për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës po qëndron për vizitë zyrtare në Selinë e Shenjtë, ku është pritur në takim nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik. Gjatë vizitës, presidentja Osmani ka zhvilluar po ashtu takime edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, si dhe me Monsignor Paul Richard Gallagher, Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet.
Pas takimeve, Osmani ka deklaruar se kjo ditë përbën një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Vatikanit. Ajo theksoi se gjatë takimit me Papën ka përcjellë shpresën dhe besimin e popullit të Kosovës që Selia e Shenjtë të marrë vendimin e shumëpritur për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Paraqita shpresën dhe besimin e gjithë popullit të Kosovës që Vatikani më në fund të marrë vendimin për njohjen e Republikës së Kosovës, duke njohur vuajtjet e gjata të popullit tonë për të jetuar i lirë, i pavarur dhe në demokraci”, ka deklaruar Osmani.
Sipas saj, një vendim i tillë do të kontribuonte jo vetëm në mirëqenien dhe suksesin e Kosovës, por edhe në paqen dhe stabilitetin në rajon dhe në kontinentin evropian.
Ajo theksoi gjithashtu kontributin historik të Kosovës, duke përmendur figura të rëndësishme si Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Shën Tereza, si dhe rolin e Dardanisë në historinë e krishterimit dhe humanizmit evropian.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













