Lajme

Prestigjiozia britanike “Surprizë, e vërteta e shqiptarëve në Britani”

Pas një fushatë agresive me lajme negative për shqiptarët, tashmë kanë kthyer sytë nga shqiptarët e suksesshëm si qytetarët model

Ka kohë që lajmet për shqiptarë në Britani janë kryesisht negative, ku në mediat britanike mbizotërojnë titujt për trafikimit të jashtëligjshëm, kultivimit të bimëve narkotike vrasjeve e vjedhje.

Përkundër këtyre lajmeve, media e njohur, The Telegraph, ka botuar një artikull me dimension tjetër për shqiptarët në këtë shtet.

Kësaj radhe artikulli kishte të bënte për shqiptarët e suksesshëm, qytetarët modelë, ata që me punën e tyre janë bërë pjesë e shoqërisë britanike dhe kontribuojnë në të po aq sa britanikët e lindur e ndoshta më shumë. Ata që e shohin Britaninë si vendin e mundësive dhe vendin ku patën mundësinë të punojnë dhe të jenë të suksesshëm.

Artikulli nisi me titullin: “Surprizë, e vërteta e shqiptarëve në Britani”, ku pasqyron historitë e suksesit të tre shqiptarëve në Britani.

 

Shkrimi i plotë nga Jonathan Margolis

https://www.telegraph.co.uk/news/2022/09/03/surprising-truth-albanians-britain/