Shëndetësi
Printeri që prodhon lëkurë për transplantim!
Në një materie të prodhuar nga shtypësi 3D, shkencëtarët do të vendosin qelizat e pacientëve dhe pastaj atë do t`ia transplantojnë po atyre në vendin e lëkurës së djegur
Fëmijët që kanë pësuar djegie të rënda të lëkurës kanë një shpresë për shërim. Një masë artificiale, e prodhuar nga një shtypës (printer) 3D, do të zëvendësojë lëkurën e djegur. Siç njofton Spitali i Fëmijëve i Cyrihut, një ekip i këtij spitali është duke e zhvilluar metodën për përpunimin e një lloj “lëkure” në të cilën do të vendosin qelizat e pacientëve dhe pastaj atë do t`ia transplantojnë po atyre në vendin e lëkurës së djegur.
Ekipi është duke punuar me një printer 3D i cili e riprodhon indin e lëkurës shtresë për shtresë. Në këtë mënyrë do të automatizohet prodhimi i lëkurës në laborator. Te printerët 3D i kanë mbështetur shpresat hulumtuesit e kësaj fushe. Këta printerë janë në gjendje që të prodhojnë objekte të ndryshme të ndërlikuara brenda një kohe të shkurtë. Përveç printerit për këtë punë nevojitet vetëm materiali dhe një plan elektronik ndërtimi.
Zvicra është në kreun e zhvillimeve në këtë drejtim, sidomos sa i përket biomedicinës dhe teknikës mjekësore. Firma regenHu nga Zvicra frankofone ka konstruktuar printerin 3D. Por jo vetëm kaq: kjo firmë, në shkurtin e vitit të ardhshëm planifikon të sjellë në treg organin e parë njerëzor të shtypur, një asht , i cikli do të shërbejë si implantat në stomatologji. Edhe prodhuesi zviceran i implantatëve të dëgjimit Sonova është në vlug të revolucioni 3D. Të gjitha “guacat” e aparateve të dëgjimit kjo firmë ka kohë që i prodhon me teknologjinë 3D. Forma e tyre është e përsosur dhe i përshtatet secilit pacient.
Teknologjia e shtypjes me 3D është përhapur me të madhe në fusha të ndryshme të industrisë. Aq i madh është ndikimi i kësaj teknologjie sa që ekspertët thonë se ajo do të bëjë revoplucion në teknologji të krahasueshëm me revolucionin që e ka bërë zbulimi i makinës me avull para mbi 200 vitesh.
E-Diaspora
-
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës Nxënësja shqiptare nga Payerne u vlerësua me çmim për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane... -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen Dy futbollistët e Zvicrës shprehen optimistë para përballjes me Kolumbinë në 1/8 e finales së Kupës... -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet











