CH-Ballkani
Prishtina kuqezi
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është përkujdesur që edhe këtë vit të stolisë qytetin me flamuj kuqezi, duke bërë që Prishtina të ndjejë më shumë këtë festë shumë të rëndësishme për shqiptarët
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina edhe një herë do të frymojë kuqezi për festën e 28 Nëntorit, shkruan albinfo.ch.
Në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është hapur panairi “Blej Shqip”, ku do të prezantohen 100 biznese nga të gjitha trevat shqiptare.
Panairi organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Republikës së Shqipërisë dhe gjatë tre ditëve në vijim në të do të ekspozojnë mallra e tyre mbi 100 biznese nga të gjitha trevat shqiptare.
Përveç kësaj do të ketë edhe shumë organizime tjera për shkak të festës së Pavarësisë së Shqipërisë, derisa në të gjitha shkollat janë mbajtur programe artistike nga fëmijët. Gjithashtu parashihen të organizohen edhe koncerte e shumë aktivitete tjera.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është përkujdesur që edhe këtë vit të stolisë qytetin me flamuj kuqezi, duke bërë që Prishtina të ndjejë më shumë këtë festë shumë të rëndësishme për shqiptarët.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













