Kosova
Prishtina nën tingujt e Ramë Lahaj e Marigona Qerkezit
Në kryeqytetin e Kosovës do të jehoj zëri i dy operistëve me famë botërore
Opera Night, një nga mbrëmjet e RLIOF që ka ofruar vit pas viti tinguj të mirëfilltë operistikë, këtë vit përveç Ramë Lahaj, do të udhëhiqet nga ylli në ngjitje dhe ‘ambasadorja’ e Kosovës në skenën ndërkombëtare të operas, Marigona Qerkezi, transmeton albinfo.ch.
Fituese e shumë çmimeve prestigjioze, Marigona është një soprano e jashtëzakonshme me një rrugëtim mbresëlënës dhe virtuozitet të rrallë, e vlerësuar për prezencën e saj të fuqishme skenike, mjeshtërinë teknike dhe interpretimet emocionale.
E vlerësuar për zërin e saj dramatik dhe kontrollin e përsosur të frazimit, Marigona ka shkëlqyer në skena si Teatro Regio di Parma, Deutsche Oper am Rhein, Royal Danish Opera, Opera de Oviedo, Teatro Comunale Bologna dhe shumë të tjera.
Në Opera Night ajo do të interpretojë kryevepra nga Bellini, Verdi, Puccini, pjesë nga kompozitorë shqiptarë, dhe deri te tingujt satirikë të Bernstein dhe Gershwin të shoqëruara nën mjeshtërinë e Jess Rucinski-t në piano.
Një artiste që sjell krenari shqiptare në skenat botërore, vjen në zemër të Prishtinës. Ju mirëpresim më 28 korrik 2025, ora 20:30 në hapsirën e jashtme pranë Bibliotekës Kombëtare dhe ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj nate të paharruar.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













