Kosova
Prishtina, nikoqire e “Manifesta 2022”
Një nga ngjarjet më të mëdha artistike në Evropë, zyrtarisht do të mbahet në kryeqytetin e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.
“Prishtina ka fituar të drejtën e nikoqirit të një prej evenimenteve më të mëdha artistike në Evropë – Manifesta 14 në vitin 2022”, ka shkruar Ahmeti, përcjell albinfo.ch.
‘Pas Zurich 2016, Palermo 2018, Marseille 2020, është Prishtina 2022. Në një garë me Vjenën dhe Kievin, bordi i Manifestës ka zgjedhur aplikimin e Prishtinës, duke dërguar mesazhin se Ballkani është pjesë e Evropës dhe se mund të kontribuojë”.
Ahmeti thotë se tani nis puna për organizimin e “Manifestës”, që pritet të sjellë mbi 200 mijë vizitorë.
“Në tre vjetët e ardhshme do të punojmë që ky organizim që sjell mbi 200 mijë vizitorë të jetë më i miri ndonjëherë. Manifesta do të sjellë artistë, urbanistë e intelektualë ndërkombëtarë për të diskutuar, intervenuar e ngritur çështje për hapësirën tonë të përbashkët. Urime, Prishtinë”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune













