Kosova
Kosova, nikoqire e bazës së parë në Europën Juglindore për “Eurowings”
Kosova bëhet nikoqire e bazës së parë në Europën Juglindore për kompaninë prestigjioze Eurowings, pjesë e Lufthansa Group me qasje në Star Alliance, grupi i parë dhe më i madh i linjave ajrore ndërkombëtare, ka bërë të ditur kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“I lumtur të kuptoj, përmes Drejtorit Gjeneral të kësaj kompanie, Thorsten Dirks, që Eurowings e zgjedh Kosovën si bazën e saj për të operuar në rajon dhe për të ofruar mundësi të shumta dhe konkurruese në tregun e aviacionit ajror. Nga ky operim, përveç linjave direkte të reja dhe shtimit të linjave ndërlidhëse, Kosova po shndërrohet në pikë orientuese dhe bazë për zhvillim dhe investime të huaja, me theks të veçantë investimet gjermane”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Tutje Haradinaj ka shtuar se “ky është një lajm i gëzueshëm për Kosovën dhe dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për rikthimin e besimit të plotë dhe fuqizimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, në të gjitha fushat”.
Ai ka paralajmëruar se edhe hapjen e 300 vendeve të punës.
“Lajmi i sotëm do t’i paraprijë një investimi tjetër që do të rezultojë me hapjen e rreth 300 vendeve të punës, përmes Akademisë që Eruowings dhe Eruokoha, do ta hapin nga muaji shtator 2019, për trajnimin e stafit dhe ekuipazhit”, ka shkruar Haradinaj.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës Dogana gjermane sekuestroi 17 kuti kartoni nga Zvicra ... -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit














