Kosova

Prishtinë: Nëse parkoni në hapësira publike, 100 euro dënim

Inspektorati i Prishtinës tashmë ka filluar dënimet

Inspektorati i Prishtinës sot ka gjobitur disa pronarë veturash të parkuara në hapësira publike me 100 euro.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahiri.

Tahiri ka vazhduar edhe sot aksionin për lirim e trotuareve dhe hapësirave nga veturat, duke i gjobitur me nga 100 euro.

“Vazhdojmë me lirimin e hapësirave publike të uzurpuara”, ka shkruar ai.