Lajme
Priten mbi 2 milionë e gjysmë pjesëmarrës në Züri Fäscht
Festa e fundit ishte katër vjet më parë, në vitin 2019 kur qe vendosur rekordi, me 2.5 milionë vizitorë. Zürifäscht është festa e gjashtë e madhe popullore në botë
“Züri Fäscht” që është festa më e madhe e Zvicrës, sipas rregullit zhvillohet çdo tre vjet. Por për shkak të pandemisë, festa e fundit ishte katër vjet më parë, në vitin 2019, transmeton albinfo.ch. Atë vit qe vendosur rekordi, me 2.5 milionë vizitorë.
Festa ka sonte kulmin e saj dhe, duhet pritur mbrëmjen e nesërme për të ditur nëse do të kalohet rekordi në fjalë.
Kjo festë është e gjashta në botë, sipas madhësisë.
Programi përfshin tre spektakle të mëdha fishekzjarresh, tri shfaqje me drone, një Chilbi me 70 korsi, mbi 350 tezga tregu, 180 restorante dhe 50 skena muzikore.
Sidoqoftë, nga këndvështrimi i policisë, bilanci i parë i festës është pozitiv, raporton srf.ch. Policia thotë se kishim një ditë intensive të festimeve, e cila u shoqërua me shumë operacione të vogla. Janë paraqitur të humbur tre fëmijë, të cilët shumë shpejt janë bashkuar me prindërit si dhe janë regjistruar një numër i vogël vjedhjesh.
Një nga pikat kryesore në Züri Fäscht janë fishekzjarrët. Të premten në orën 22.30 janë shkrepur fishekzjarrët “Love the Life”. Shfaqja u shoqërua me hite të përzgjedhura të pop muzikës, transmeton albinfo.ch. Spektakli ka mahnitur dhjetëra mijëra shikues në pellgun e liqenit përgjatë 25 minutave.
Në mesnatë ka pasuar një spektakël me drona, me temën “New Energy”. Bëhet fjalë për 300 drona që kanë ndriçuar qiellin mbi Cyrih.
(Fotot: albinfo.ch)
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! Pak minuta para fillimit të ndeshjes së madhe të 1/8-ave të Kupës së Botës kundër Kolumbisë,... -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit
















