Sport
Pritet që Rashica të luajë rol më dominues në pjesën e dytë të stinorit
Ndaj Hoffenheimt dhe Leipzigut, Milot Rashica kishte raste të mjaftueshme në fund të pjesëve të para, për të udhëhequr Werder Bremenin drejt fitoreve. Në fund ndaj Hoffenheimit u sigurua barazimi 1:1, ndërsa ndeshja e fundit e dhjetorit me Leipzigun u humb 3:2.
Në atë ndeshje Rashica lëshoi dy raste, duke mos dërguar topin në portën e zbrazët. Menjëherë pas fishkëllimës së fundit, trajneri Florian Kohfeldt shkoi te Rashica, e mori atë në përqafim dhe ia tha disa fjalë.
“I thashë atij se jam këtu për të tani”, ka treguar Kohfeldt.
Kohfeldt dhe Rashica kanë raport të veçantë. Kur trajneri flet për Rashicën, ai ka vështirësi për të fshehur entuziazmin për potencialin e mesfushorit. Trajneri inkurajon lojtarin, ndonëse ndonjëherë ka momentet e tij të dëshpërimit. Nuk ka të bëjë me atë që Rashica nuk shënoi gola ndaj Hoffenheimt dhe Leipzigut për pesë pikë më shumë. Është mungesa e punës defensive që e shqetëson Kohfeldtin.
Në Afrikë të Jugut, në kampin e përgatitur në afërsi të Johannesburgut, gjërat janë më ndryshe. Rashica nuk po humb më shumë raste, thotë Frank Baumann për “Mein Werder”. Baumann është shef ekzekutiv i Werderit, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
“Miloti nuk është lojtar që vuan shumë”, thotë Kohfeldt që gjatë stërvitjes i drejtohet Rashicës. “Shumë mirë, Milot. Të gjithë shikuan Jojon, por unë e pashë që t’i bëre vrapimin”.
Pra çdo gjë është gati për shpërthimin? Baumann është optimist që Rashica do të luajë rol më dominues në pjesën e dytë të stinorit.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?












