Integrimi
Biblioteka e Usterit: Projekti “Më dhuro një tregim”, edhe në shqip
Të gjithë fëmijët që flasin shqip, nga mosha dy deri në pesë vjeç, mund të marrin pjesë me prindërit e tyre në këtë projekt
Siç raporton Biblioteka e Qytetit të Usterit, ajo ofron tashmë projektin e saj “Më dhuro një tregim” edhe në gjuhën shqipe. Data e parë e jetësimit të këtij projekti është 20 janar 2024, transmeton albinfo.ch.
Shqipja është një nga gjuhët e huaja më të pranishme në Zvicër. Edhe në Uster jetojnë mjaft familje që flasin shqip në shtëpi.
Oferta “Më dhuro një tregim – shqip” në bibliotekën e qytetit dhe rajonit të Usterit u drejtohet këtyre familjeve me fëmijë parashkollorë.
Ngjarja zhvillohet një herë në muaj, të shtunave. Ajo do të mbahet për herë të parë më 20 janar 2024, me fillim në orën 14:30, në Bibliotekën e qytetit Uster.
Të gjithë fëmijët që flasin shqip, nga mosha dy deri në pesë vjeç, mund të marrin pjesë me prindërit e tyre.
Flisni shqip dhe njihuni me Usterin
Prindërit ndjekin mësimin e historisë së bashku me fëmijët e tyre. Lexojmë me zë të lartë, shikojmë libra me figura, këndojmë ose bëjmë vepra artizanale. Në këtë mënyrë prindërit mbështesin zhvillimin gjuhësor të fëmijëve të tyre.
Animatori i leximit mund t’i ndihmojë prindërit me mbështetjen e gjuhës dhe të leximit si dhe t’i prezantojë ata me ofertat për familjet në Uster, përcjell albinfo.ch.
Për këtë arsye, ngjarja zhvillohet në qershor në Qendrën Familjare, Uster.
Projekti i suksesshëm “Më dhuro një tregim”
Projekti “Më dhuro një tregim” u lancua nga Instituti Zviceran për Mediat e Fëmijëve dhe Rinisë (SIKJM) për të promovuar zhvillimin dhe integrimin gjuhësor.
Çdo vit, mbi njëqind aktivitete me këtë moto (“Më dhuro një tregim”) zhvillohen në të gjithë Zvicrën në mbi 20 gjuhë.
Biblioteka e qytetit Uster tashmë ofron këtë aktivitet edhe në gjuhën kineze. Kjo ofertë përdoret në mënyrë aktive.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme














