Lajme

Pritje të gjata deri në mbi 3 orë në dalje të pikës Merdarë

200-220 minuta duhet të prisni në dalje të pikës Merdarë

Para pak minutash është përditësuar orari i pritjeve në dalje të pikave të Kosovës.

Raportohet se në dalje në pikën Merdarë, duhet 3 orë pritje, ndërsa në pikën Dheu i Bardhë pritjet janë 1 orë e gjysmë në dalje, njofton albinfo.ch.

Kolona në dalje të Merdarit janë të mëdha, ndërsa një gjendje më e mirë ishte në hyrje të kësaj pike të vendkalimit kufitar, ku udhëtarët duhet të presnin 5-10 minuta dhe kolona është vetëm 10-20 metra e gjatë.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI