Kosova
Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih votimi po rrjedh i qetë dhe i mirorganizuar
Gjithçka po funksionon në mënyrë të përpiktë dhe të shpejtë. Kjo ishte edhe përshtypja e disa prej votuesve që u shprehën për platformën tonë
Në rrugën që të çon te objekti i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih që nga orët e hershme të mëngjesit mbretëron një gjallëri impresionuese. Qytetarë të shumtë me shtetësi të Kosovës nga shumë kantone zvicerane e kanë bërë sot këtë objekt pikën që i bashkon për të ushtruar detyrimin e tyre qytetar ndaj vendit të prejradhjes: për të dhënë votën që pritet të përcaktojë rrjedhat politike të Kosovës në katër vitet e ardhshme.
Një rreshtim i rregullt, ku qindra votues presin me vetëdisiplinë dhe me njëfarë solemniteti të ligjshëm thirrjen sipas shkronjës së mbiemrit për të hyrë brenda ku i pret ekipi i KQZ-së për t`u mundësur votimin, raporton albinfo.ch nga vendi i ngjarjes.
Gjithçka po funksionon në mënyrë të përpiktë dhe të shpejtë. Kjo ishte edhe përshtypja e disa prej votuesve që pranuan të flasin për platformën tonë.
Kështu çifti Agim dhe Zelfije Sylejmani shprehen të entuziazmuar me shpejtësinë dhe rregullin që sipas tyre po mbretëron gjatë gjithë procedurës, që ng pritja e deri te votimi. Ata urojnë që kështu të vazhdojë procesi deri në fund dhe gjithsesi shprehin dëshirën që “të fitojë më i miri”.
Ngjashëm shprehet edhe Arta Kamberi, e cila posa ka përmbushur obligimin e sj qytetar. Ajo thotë se ndihet e lumtur që i gjithë orgnizimi po rrjedh në mënyrë të përpikët, pa asnjë çrregullim.
Ekipi nga KQZ, që udhëheq procesin e votimit në këtë konsullatë, duke ndjekur udhëzimet, mundi vetëm të na konfirmojë faktin se gjithçk po ecën mirë dhe të na e kujtojnë se me rreth 2200 votues të regjistruar, kjo qendër është ndër më të mëdhatë në disporë. Sipas tyre, deri në orën 9.00 kishin votuar 15 për qind e të regjistruarve për votim në këtë qendër.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Berlin po vazhdon votimi fizik në Ambasadën e Kosovës Ambasadori Faruk Ajeti i pari që voton, qytetarët e regjistruar ftohen të ushtrojnë të drejtën e... -
Zvicër
Ansambli “Trojet” do të prezantojë kulturën shqiptare në festivalin multikulturor të Kreuzlingenit -
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Në Bern po mbahet “Innovation & Leadership Conference 2026”, bashkon inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra, gjiganti i fshehur i kafesë: Eksporton më shumë se çokollata dhe djathi së bashku Edhe pse nuk kultivon kokrra kafeje, Zvicra është eksportuesi i dytë më i madh në botë... -
Në Bern po mbahet “Innovation & Leadership Conference 2026”, bashkon inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë
















