Lajme
Prodhimet serbe ende më të preferuarat në Kosovë!
Sipas ASK-së, përqindja më e madhe e importit kosovar realizohet nga Serbia me 11 për qind, pasuar nga Gjermania me 10.7 për qind, Italia 8.8 për qind...
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi statistikat e tregtisë së jashtme për muajin shkurt të këtij viti, duke dëshmuar se Republika e Serbisë vazhdon të jetë importuesi kryesor në Kosovë.
Sipas ASK-së, përqindja më e madhe e importit kosovar realizohet nga Serbia me 11 për qind, pasuar nga Gjermania me 10.7 për qind, Italia 8.8 për qind, Greqia 8.4 për qind, Turqia 7.6 për qind dhe Kina 6.8 për qind.
Shuma totale e importit gjatë shkurtit 2013 ishte 156.3 milionë euro, kurse vlera e eksportit 22.6 milionë euro, raporton RTK.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar për muajin shkurtin 2013 prej 133,6 milionë Euro krahasuar me deficitin prej 109,9 milionë euro me periudhën e njëjtë të vitit 2012.
Eksporti mbulon importin vetëm 14.5%, edhe pse sipas Entit Statistikor, për dallim prej të njëjtës periudhë vitin e kaluar, eksporti ka rritje prej 48%, ndërsa importi 24.%.
Enti Statistikor shkruan në një komunikatë se lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, vendet e BE-së janë partnerët kryesorë tregtarë, të cilët marrin pjesë me 40.8 për qind për eksport dhe 44.6 për qind për import.
Ndërsa, vendet e CEFTA-s marrin pjesë me 34.1% për eksport dhe 27.3% për import, në raport me totalin e muajit. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Itali 27.3 për qind, Shqipëri 11.4 për qind, Mal të Zi 11.0 për qind Maqedoni 6.6 për qind, Gjermani 5.1 për qind.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














