Fotolajmi
Produkte më pak cilësore konsumohen në Evropën Lindore
Pse marrim produkte më të këqija se gjermanët apo austriakët? Këto dhe akuza të ngjashme mund të dëgjohen këto ditë në Republikën Çeke dhe në Sllovaki. Konsumatorët besojnë se raftet në supermarkete, në fakt, nuk i kanë produktet që u janë premtuar në reklama. Kryeministri sllovak, Robert Fico, ka kritikuar ashpër vendet e tjera evropiane.
Siç raporton DW, ata thonë se është “e papranueshme” në vendet postkomuniste produktet e së njëjtës markë të jenë me kualitet më të dobët se sa në Evropën Perëndimore. Një praktikë e tillë është “poshtëruese”.
Së bashku me kolegët nga Republika Çeke, Polonia dhe Hungaria, Fico do të rrisë presionin mbi Komisionin Evropian në Bruksel për të prezantuar kontrollet legjislative.
Një temë e rëndësishme e takimit të Grupit të Vishegradit në Varshavë ishin produkte ushqimore të cilësisë së dobët.
“Në BE duhet të ketë vetëm një nivel të cilësisë për të gjithë”, ka thënë kryeministri çek, Buhuslav Sobotka.
Gati gjysma e produkteve të testuara nga Sllovakia janë me cilësi më të dobët se të njëjtat që shiten në Austri. Është vlerësuar se produktet që kanë dallime të mëdha janë mishi, djathi, aditivët, etj.
Kritikët e iniciativës së Grupit të Vishegradit besojnë se është një përpjekje për të gjetur tema të reja populiste që do të ribashkohen. Në kohën e krizës së refugjatëve, aleanca ka kundërshtuar planet nga Brukseli që kanë adresuar një kuotë të refugjatëve, edhe pse në këto 4 vende refugjatë nuk vijnë më. Ka edhe akuzat për diskriminim nga shitësit e huaj.
Magazina për konsumatorët “DTest” në Pragë vjeshtën e kaluar shpalli rezultatet e një analize krahasuese të produkteve nga Gjermania, Italia, Polonia dhe Sllovenia. Fituesi i testit ishte produkti nga Gjermania.
Në të njëjtën kohë, politikanët në Rumani janë të shqetësuar me produktet vendëse në supermarkete. Rumania nga mesi i vitit të kaluar miratoi një ligj, i cili parashikon që në supermarkete duhet të jenë 51 për qind e prodhimeve vendore. Kundër kësaj, BE-ja tashmë ka filluar procedurat.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih












