Shëndetësi
Profesioni i mjekut – Mes përkushtimit e zhgënjimit
Radiologu Yll Mehmeti nuk do të punoj më në Prishtinë, pasi që do të shpërngulet në Gjermani.
Ylli ka gjtur punë në Gjermani me kushte më të mira. “Ka shumë faktor që më kanë bërë me liru bindjen me lëshu Kosovën. E para dhe kryesore është perspektiva që ofron Gjermania dhe më pas është edhe të ardhurat”, ka thënë Ylli në një intervistë për REL, përcjell Albinfo.ch.
Naser Gjonbalaj, nga Oda e Mjekëve të Kosovës ka treguar se vetëm këtë vit që nga muaji shkurt, 94 mjek kanë nën shkruar kontrata pune në vendet e BE-së.
“Nga muaji shkurt deri më sot janë mbi 94 mjek që kanë kërkuar certifikata të sjelljes së mirë që nuk kanë shkel kod të etikës që kanë bërë kontrata para- kontraktuale të vendeve të Be kryesisht në Gjermani”, ka thënë Mehmeti.
Në anën tjetër tre vëllezërit Kojqiqi, janë kthyer në Kosovë. Të tre janë kardiokirurgë. Besnik Kojqiqi ka thënë se kanë përfituar përvojë të mirë në vendet perëndimore dhe se atë eksperiencë dëshirojnë ta promovojnë në Kosovë.
Vëllai tjetër, Arbeni ka thënë se ka shumë arsye të cilat kanë bërë që ai dhe dy vëllezërit e tij të kthehen nga perëndimi në Kosovë. Sipas Arbenit ka mungesë të kardiokirurgëve në Kosovë dhe Shqipëri.
Në Tiranë dhe Kosovë që nga koha e ardhjes së tyre tre vëllezërit Kojqiqi i kanë kryer rreth 800 operacione. Ndërsa doktorit kosovar, Ylli Mehmetit i kanë mbetur pak kohë para se të niset drejt Gjermanisë.
Ylli ka treguar se dëshiron të kthehet prap në Kosovë, por sipas tij perspektiva dhe e mira e jetës së njeriut tregon vendimin e marrë nga ana e tij për tu larguar në vendet perëndimore.
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Ky është tregu më i mirë zviceran i Krishtlindjeve në Zvicër Në renditjen e re të 22 tregjeve më të bukura të Krishtlindjeve në botë, CNN emëroi...
-
Kafshët shtëpiake në Zvicër tani kanë një dosje dixhitale shëndetësore
-
Çmimi i celularëve në Zvicër po bie
-
Një numër i rrugëve alpine janë mbyllur për shkak të borës
-
Zvicër: Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Halbtax PLUS’