Bota

Profili i presidentit të ri amerikan, kush është Joe Biden?

Një veteran i jetës politike amerikane, Joe Biden ka përjetuar ulje dhe ngritje në karrierën e tij të gjatë në Uashington, të cilën ai e zgjati duke fituar betejën kundër Donald Trump, në moshën 77 vjeçare dhe duke u bërë presidenti i 46-të i SHBA

Senator në moshën 30 vjeç

I angazhuar në politikën lokale të Delaware, Joe Biden rrëzoi nga froni për habinë e të gjithëve një senator republikan në zgjedhjet e vitit 1972.

Disa javë më vonë, bashkëshortja dhe vajza e tij humbin jetën në një aksident automobilistik. Ai mendoi të jepte dorëheqjen për t’u kujdesur për djemtë e tij Beau dhe Hunter, por lideri i Senatit i dha kurajo dhe ai u betua më 5 janar 1973, në atë kohë vetëm 30 vjeç. Ai u rizgjodh në Dhomën e Lartë të Kongresit vazhdimisht deri në 2008, raporton ATSh.

Kundër “busing”

Në vitet 1970, për të kënaqur votuesit e Delaware, ai kundërshtoi politikën qeveritare të njohur si “busing” e cila organizoi transportin me autobus të fëmijëve me ngjyrë në shkollat kryesisht të bardha për të promovuar bashkarsimimin.

Zëvendëspresidentja e tij e ardhshme Kamala Harris e kishte mbështetur atë në këtë temë gjatë paraprakeve demokrate.

Rënie presidenciale

Më 1987, ai kandidoi për herë të parë në garën për Shtëpinë e Bardhë. Nisur mes favoritëve, dinamiku 40-vjeçar u detyrua të braktisë garën pas një sërë ekzagjerimesh mbi të kaluarën e tij dhe plagjiaturës në fjalimet e fushatës, përcjell albinfo.ch.

Gratë

Presidenti i Komisionit të fuqishëm gjyqësor të Senatit, ai mbikëqyri në vitin 1991 procesin e konfirmimit të gjyqtarit, Clarence Thomas në Gjykatën e Lartë, kur u shfaqën akuzat për ngacmime seksuale kundër gjyqtarit.

Joe Biden më pas organizon një dëgjesë televizive të akuzueses së tij, Anita Hill, e cila kthehet në një fiasko: profesorja e drejtësisë u trajtua me brutalitet nga një panel ekskluzivisht mashkullor, që vuri në dyshim besueshmërinë e saj pa asnjë takt. Joe Biden kërkoi falje.

Tre vjet më vonë, ai kompensoi disa nga kreditet e humbura me miratimin, me iniciativën e tij, të një ligji kundër dhunës ndaj grave.

Është ligji për të cilin ai do të thotë në retrospektivë “më krenar”.

Burg

Ky ligj për dhunën ndaj grave është vetëm një pjesë e reformës së tij shumë më të gjerë të drejtësisë penale që shënon një konsensus midis palëve për një qasje shumë shtypëse.

“Ligji i krimit” i vitit 1994 konsiderohet sot përgjegjës për rritjen e numrit të të burgosurve në SHBA, por gjithashtu për praninë e tepërt të afrikano-amerikanëve në burgje, sepse ndëshkonte veçanërisht ashpër përdoruesit e crack, një drogë më shumë e konsumuar në lagjet e varfëra.

“Ishte një gabim”, pranoi ai gjatë një debati me Donald Trump.

Lufta në Irak

Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit në 2002, ai votoi për të autorizuar luftën në Irak, pasi kishte organizuar dëgjimin e dëshmitarëve të shumtë të cilët çuan të besonin, gabimisht, se regjimi i Sadam Huseinit posedonte armë shkatërrimi masiv.

Ai, përsëri, me mendje larg pranoi një “gabim”.

Numri dy i Obamës

Pasi pësoi një dështim gjatë paraprakeve demokratike, ai u zgjodh nga Barack Obama si zëvendës dhe hyri me të në Shtëpinë e Bardhë në janar 2009, në mes të krizës financiare.

Joe Biden lehtëson miratimin nga Kongresi të një plani të madh stimulimi prej 700 miliardë dollarësh, të cilin presidenti i besoi zbatimin. Ky plan është kredituar për rrtijen e ekonomisë amerikane.

Më 2016, i dobësuar nga vdekja e djalit të tij të madh nga një tumor në tru, ai nuk kandidoi për president pavarësisht popullaritetit të tij të fortë, veçanërisht midis votuesve dhe punëtorëve me ngjyrë.

Fitorja në paraprake

Në vitin 2019, ai hyri në garën për Shtëpinë e Bardhë për të mposhtur Donald Trump. Pas një fillimi të vështirë, ai fitoi në zgjedhjet paraprake demokrate në një linjë të moderuar, veçanërisht falë mbështetjes së votuesve afro-amerikanë.