Bota
Projekti i atentatit në Sydney, shtypi përmend disa shpjegime
Pas arrestimit të katër personave të shtunën në Sydney, të dyshuar për komplotimin e një sulmi në një avion, shtypi ka zbuluar disa detaje të hënën. Të katër të dyshuarit kanë planifikuar përdorimin e një gazi helmues ose një bombë. Sigurimet janë përforcuar në aeroporte.
Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, tha se plani i sulmit ishte në fazën e “avancuar”. Por, ai nuk pranoi të komentojë mbi metodat kundërthënëse të përmendura nga mediat e ndryshme.
Sipas “Daily Telegraph Sydney”, të dyshuarit kishin planifikuar të vendosnin një bombë në një bagazh të dorës në një avion që do të udhëtonte nga Sydney në Lindjen e Mesme. “Sydney Morning Herald” raporton se gjurmët e një mulliri të mishit janë duke u analizuar nga hetuesit, brenda të cilit një bombë mund të fshihej.
Nga ana e saj, gazeta “The Australian”, duke cituar disa burime, tha se të dyshuarit parashikonin të vendosnin një pajisje “jotradicionale” për të shpërndarë gaz helmues. Me këtë armë, të gjithë të pranishmit do të ishin ngujuar ose vrarë, thuhet në këtë burim.
“Unë duhet të respektoj integritetin e hetimit”, ka theksuar M. Turnbull, për të shpjeguar refuzimin e tij për të komentuar pohimet e mediave. “Do të shprehem më shumë ditët e ardhshme”, tha ai, duke folur për “motivimin e ekstremistëve terroristë”.
Aeroportet, nën mbikëqyrje
Masat e sigurisë janë forcuar në aeroportet e Australisë dhe këtë për një kohë të papërcaktuar, ka konfirmuar ministri i Emigracionit, Peter Dutton. Ky i fundit ka pranuar të hënën se arrestimet e katër të dyshuarve në Sydney mund të çojnë në zbatimin e masave të qëndrueshme në aeroporte.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss












