Lajme
Prokurori i Shtetit: Jemi në gjendje gatishmërie për çdo pengim të procesit zgjedhor në veri
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se është duke mbikëqyrur procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës.
Nga Prokuroria kanë bërë të ditur se prokurorët, bashkë me Policinë janë të angazhuar në stacione policore atje, dhe se të njëjtit janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Tutje thuhet se në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar edhe gjyqtarë kujdestarë që janë në gatishmëri për çdo eventualitet.
Më tej është bërë thirrje për qytetarët, mediat e shoqërinë civile që të raportojnë në organet kompetente të gjitha problemet.
“Po ashtu, prokurori i shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile të bashkëpunojnë dhe të raportojnë në Polici dhe Prokurori për të gjitha pretendimet eventuale lidhur me keqpërdorimet zgjedhore”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin










