Kosova

Prokuroria e Gjakovës ngrit 9 aktakuza për rastet e dhunës në familje

Prokuroria Themelore në Gjakovë njutonë se ka ngritur 9 aktakuza për rastet e dhunës në familje. Sipas kësaj prokurorie vetëm në muajin shtator ka pasur shtatë raste të cilësuara si dhunë në familje.

“Për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillim të hetimeve, dhe është caktuar paraburgimi  i  7 të pandehurve, ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore. Gjithashtu, gjatë muajit shtator 2018, janë ngritur nëntë 9 aktakuza për rastet e dhunës në familje”, thuhet në njoftim.