Maqedonia
Prokuroria është përgjuar që nga viti 2013
Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë pohon se është e mundur që bisedat e linjave telefonike fikse në institucion të jenë regjistruar para datës 30 shtator 2016.
Ka indikacione që tregojnë se regjistrimi ka zgjatur nga prokurimi dhe instalimi i pajisjeve, domethënë nga viti 2013. Në këtë drejtim, po kontrollohet nëse bisedat e regjistruara janë fshirë ose transferuar në një pajisje tjetër. ” theksoi Elizabeta Nedanovska – zëdhënëse e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë
Derisa është e qartë se prokuroria ka një bazë të madhe bisedash të regjistruara pa dijeninë e prokurorëve, gjasat janë të vogla të ketë numër të madh bisedimesh nga Gjykata Themelore e Shkupit, ku gjithashtu u zbulua opsioni për regjistrimin në centralin e ri telefonik, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Arsyeja është se pajisja atje është instaluar vetëm në ndërtesën e re të gjykatës penale. Në atë ndërtesë tani ka filluar të hyjnë një pjesë e të punësuarve dhe gjyqtarëve, dhe vetëm në kohët e fundit ka filluar mbajtja e seancave gjyqësore.
Kryetari i gjykatës nuk deshi të zbulojë detaje shkaku i fshehtësisë së procedurës, por thotë se privatësia e komunikimeve në gjykatë aktualisht nuk është e kërcënuar.
Pasi gjykata mësoi për ekzistencën e një centrali të tillë, i cili lejon regjistrimin e bisedimeve, janë kryer kontrolle. Në këtë kuptim, unë mund të garantoj se bisedat e gjyqtarëve dhe punonjësve të tjerë që nga momenti i zbulimit të rastit nuk janë regjistruar. Për periudhën e mëparshme, do të konstatojë hetimi. – tha Ivan Xholev- Kryetar i Gjykatës Themelore Shkup 1- Shkup, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Alsat-M ka kontrolluar të dhënat që janë publikisht në dispozicion, për atë kur dhe prej cilit janë blerë centralet telefonike. Ai në Gjykatën Penale u prokurua nga Ministria e Drejtësisë, pasi dikasteri qeveritar ishte përgjegjës për ndërtimin e ndërtesës së re të Gjykatës Penale. Marrëveshja u nënshkrua më 9 dhjetor 2016, kur Ministër ishte Valdet Xhaferi nga BDI-ja.
Si shitës, paraqitet “Vista Grup”, një kompani, që mediat dhe LSDM-ja e atëhershme opozitare, e lidhnin me zyrtarë të VMRO-DPMNE-së. Kontrata për centralin telefonik në Prokurorinë Publike është lidhur më 10 dhjetor 2013 dhe e ka blerë vetë institucioni. Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë në atë moment ishte Marko Zvërlevski dhe kompania që fitoi tenderin është Makpetrol, e cila përveç me derivate të naftës punon edhe me shitjen e pajisjeve elektronike. Prokuroria shton se po heton nëse centralet e blera telefonike fillimisht kanë pasur mundësi të regjistrojnë dhe nëse ka pasur një kërkesë të tillë në dokumentet e tenderit. Nuk përjashtohet mundësia që funksioni i regjistrimit të jetë shtuar më vonë dhe aktualisht nuk është e njohur për publikun se kush ka pasur qasje te ato informacione.
E-Diaspora
-
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London Partneriteti ndërkombëtar hap mundësi të reja për studentët në Kosovë dhe rajon... -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person











