Lajme
Prokuroria italiane nis hetimet për fundosjen e jahtit ku vdiqën disa të pasur
Prokurorët italianë kanë nisur një hetim, teksa shumë pikëpyetje duket se rrethojnë fundosjen e superjahtit Bayesian pranë Sicilisë.
Pesë trupa të pajetë u gjetën një ditë më parë në varkën që ka përfunduar në 50 metra thellësi; mes viktimave është edhe pronari i saj, miliarderi Mike Lynch dhe vajza e tij 18 vjecare, Hannah.
Teksa 15 nga 12 të ftuarit dhe 10 anëtarët e ekuipazhit shpëtuan, në mesin e të vdekurve janë veç manjatit Lynch e së bijës, edhe pasaniku tjetër- presidenti i Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer dhe gruaja e tij Judy si dhe avokati Chris Morvillo. Bashkëshortja e këtij të fundit, Neda, nuk është gjetur ende.
Hetuesit po verifikojnë përse balancuesi i varkës nën ujë nuk ishte ulur plotësisht pavarësisht parashikimeve metereologjike për një përkeqësim të motit, dhe raportimeve për kapakët e lënë hapur. Disa ekspertë sakaq kanë tentuar të rikrijojnë situatën se çfarë duhet të ndodhë në të vërtetë me një jaht si Bayesian në mot me stuhi.
Sipas tyre, normalisht në vend që të përmbyset, direku i varkës duhet të kthehet shpejt lart në pozicionin e tij. Jahti 56 metra i gjatë menaxhohej nga kompania Camper and Nicholsons International.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














