Kosova
Kërkohet paraburgim për të dyshuarit që keqpërdoren dhënien e patentë shoferëve
23 persona janë arrestuar javën e kaluar nga ana e Policisë së Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë marrë pjesë në disa keqpërdorime të dhënies së patentë shoferëve.
Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarve.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që ndaj 23 të dyshuarve të caktohet masa e paraburgimit.
Në fakt, Prokurori Besim Ilazi ka kërkuar që ndaj 19 personave të ketë masë të paraburgimit, ndërsa ndaj katër personave jo, shkruan Albinfo.ch.
Kjo masë pritet të shqiptohet brenda 48 orëve, pasi të shqyrtohen të gjitha procedurat.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka pranuar një informatë nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”, nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë-Kosovë dhe disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.
Pas pranimit dhe analizimit të informatës së lartcekur, hetuesit e NJRHKEK-Prishtinë nën autorizimet e prokurorit të Prokurorisë Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, kanë filluar aktivitete konkrete hetimore, duke përfshirë të gjitha veprimet e avancuara hetimore. Policia, gjatë kësaj periudhe kohore ka siguruar prova-dëshmi relevante që lidhen me veprat penale.
Sipas njoftimit, dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €).
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje Parlamenti i Kantonit e miratoi këtë masë me votat e SVP-së dhe FDP kundër qendrës/së majtës... -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025











