Promovimi i librit: “11 MINUTA PARA ORES ’00 ose mirazhi i suksesit të LDK-së “
Në promovimin e librit: “11 MINUTA PARA ORES ’00 ose mirazhi i suksesit të LDK-së “, të autorit Sh. Dibrani.
Miq të nderuar:
Nëndega e LDK-së në St. Gallen – Zvicër organizon promovimin e librit:
“11 MINUTA PARA ORES ’00 ose mirazhi i suksesit të LDK-së “, të Shefqet Dibranit.
Andaj kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në promovimin e këtij libri:
KOHA: E diel, më 18 dhjetor 2011,duke filluar në ora 13:30.
Adresa:
Restaurant: KREUZ-WINKELN (përball Bahnhofit)
Letzistrasse 3, 9015 St. Gallen
Mysafirë:
Në këtë manifestim kanë paralajmëruar pjesëmarrjen: Përveç dy profesionistëve që do të flasin për librin edhe Kryetari i Degës së LDK-së z. Haki Latifi, këshilltari politik i Ministrit për Diasporë Ing. Ahmet Hasani, ish kryetari shumëvjeçar i Degës së LDK-së në Zvicër z. Hajdar Sadrija, ushtarak të karrierës si dhe veprimtarë të shumtë nga kantonet: Bernë, Zürich, Luzern, Argau, Zug, Schafhausen, Thurgau, si dhe veprimtarë nga Gjermania. Po ashtu pritet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e shtypit dhe të mediave elektronike, si dhe autorë shqiptar që jetojnë në Zvicër.
Programi:
Fjala përshëndetëse e organizatorit.
Biografia dhe bibliografia e autorit.
Për librin do të flasin: Mr. Zef Ahmeti dhe studiuesi e kritiku letrar Xhemal Ahmeti.
– Vazhdojnë diskutimet rreth librit nga mysafirët e ftuar!
Recitime nga krijimtaria letrare e Sh. Dibranit si dhe fjala e autorit.
Debat i lirë. Për librin në fjalë ose për çështjet të tjera që na preokupojnë, (sipas dëshirës!…).
Po ashtu pjesëmarrësit mund të blejnë këtë libër si dhe libra të tjerë nga ky autor.
Në emër të kryesisë:
Nëndega e LDK-së në St. Gallen
Sallah Januzi
E. Mail: [email protected]
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












