Lajme
Promovohet libri i Brahim Avdylit, “Flatrat e jetës”
Promovimi bëhet në ambientet e bibliotekës Pestalozzi, në Zürich-Hardau. Norastrasse 20, 8004 Zürich, me fillim në orën 17:00

Të shtunën, më 18.03.2023, bëhet promovimi i përmbledhjes me tregime të krijuesit të njohur, Brahim Avdyli, “Flatrat e jetës”. Libri është botim i shtëpisë botuese “Meshari”, Prishtinë, 2022.
Brahim Avdyli njihet prej shumë vitesh për krijimtarinë e tij, kryesisht në poezi. Librin e parë me poezi e ka botuar që në vitet `80 të shekullit të kaluar. Ai, prej më shumë se tridhjetë vjetësh jeton në Zvicër, ku gjatë gjithë kohës ka vazhduar krijimtarinë e tij letrare.
Promovimi, drejtuar nga krijuesi Bujar Salihu, bëhet në ambientet e bibliotekës Pestalozzi, në Zürich-Hardau. Norastrasse 20, 8004 Zürich, me fillim në orën 17:00.
E-Diaspora
-
Në Gjykatën Federale Penale
6 shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë akuzohen për terrorizëm Gjashtë të akuzuarit (26 deri në 33 vjeç), janë shtetas të Kosovës apo Maqedonisë, njëri është...
-
Shqiptarët në vitin 2022, rekord aplikimesh për azil në Britani
-
Dy shkolla shqipe hapen në Itali
-
Në Britani rekord kërkesash për azil në 2022, në BE niveli më i lartë në tri vjet
-
Filmi i regjisores nga Kosova shfaqet në Bruksel
Jeta në Zvicër
-
Posta në Bernë paguan 10,000 CHF në muaj që punëtorët të shkojnë në punë me taksi Tash e disa javë, punëtorët e Postës në Bernë janë duke shkuar në punë me taksin,...
-
Lucern: Dënohen babë e mirë, mashtruan me kredi urgjente të Covid-it për 365 mijë CHF
-
Probleme teknike me shërbimet online të CS
-
Sondazhi në Zvicër, cila parti ka rënë më shumë
-
Televizioni zviceran: Serbia, ky bastion prorus në zemër të Evropës