Bota
Propozimi në Gjermani: 4 ditë pune ose orar të shkurtuar
Hubertus Heil, ministri gjerman i Punës, tha se orari i shkurtuar i punës, dhe një pagë e shkurtuar, mund të ishte “një masë e përshtatshme”
Një recesion nuk është aspak një kohë e mirë për t’i kërkuar shefit tuaj rritje page.
Prandaj, IG Metall, sindikata më e madhe në Gjermani, po kërkon mënyra të reja që anëtarët e saj të mund të përfitojnë nga punëdhënësit. Më 15 gusht, shefi i saj, Jörg Hofmann, tha për gazetën “Süddeutsche Zeitung” se do të nxiste firmat të miratonin një javë pune 4-ditore, shkruan “The Economist”.
Por punëtorët gjermanë nuk duhet të bëjnë ende plane pushimi për të premten. Punëdhënësit nuk janë përgjigjur – por ka të ngjarë që të kundërshtojnë. Megjithatë, kërkesa e zotit Hofmann përpara bisedimeve për negociata kolektive më vonë këtë vit, tregon për nisjen e një faze të re në marrëdhëniet e punës në Evropë, dhe kulmimin e dekadave të presionit për shkurtimin e orëve të punës, transmeton Monitor.
Nëse mendoni se asnjë punëtor nuk do të kundërshtonte një fundjavë treditore, mendohuni përsëri. Edhe mbështetësit shqetësohen për këmbimet. Punëtorët mund të përballen me orë më të gjata pune nga e hëna në të enjte, ose me ulje të pagës. Disa punëdhënës, sidomos kompanitë teknologjike start-up, po reklamojnë si mundësi fundjavat më të gjata për të rekrutuar të rinj, ose duke ofruar orë fleksibël pune. Por një javë pune pesëditore me siguri do të mbetet norma në punët me paga më të ulëta, ku fitimet e produktivitetit nga pushime më të gjata, janë më pak të dukshme, përcjell albinfo.ch.
Koha e IG Metall nuk është e rastësishme. Anëtarët e saj ranë dakord të hiqnin dorë nga rritja e pagave në krizën e Covid-19. Rreth 6 milionë gjermanë aktualisht marrin pjesë në skemën e përfitimeve të papunësisë Kurzarbeit, vlerëson grupi i ekspertëve IFO. Skema 12-mujore tani duket se do të shtrihet në 24 muaj. Hubertus Heil, ministri gjerman i Punës, tha se orari i shkurtuar i punës, dhe një pagë e shkurtuar, mund të ishte “një masë e përshtatshme”. Shtesat nga shteti për pagat e punonjësve që punojnë katër ditë në javë mund të përfshihen si pjesë e masës.
Punëtorët gjermanë përballen me probleme përtej Covid-19. Industria e makinave që mbështet punëtorët që merren me punë dore ka qenë e ngadaltë në zhvendosjen drejt automjeteve elektrike, për të mos përmendur ato pa shofer. IG Metall mendon se shkurtimi i orëve do t’i lejojë firmat të mbajnë ekspertizën e nevojshme për tranzicion, pa shpenzimet dhe reputacionin e keq të shkarkimit të punëtorëve nga puna, vetëm se duhet të rihapin më vonë disa vende pune nëse përmirësohen perspektivat.
Ku shkon IG Metall, të tjerët shpesh e ndjekin nga pas, si në Gjermani dhe më gjerë. Anëtarët e saj bënë grevë për të punuar 35 orë në javë përpara se një rregull i tillë të bëhej ligj në Francë. Një javë katërditore është rreth 30 orë punë. Nëse shefat e sindikatës e arrijnë atë pa shkaktuar ulje të mëdha në pagat e punëtorëve, ata do të meritojnë me të vërtetë një ditë pushimi.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë











