Shkurt.ch
Propozohet heqja e vagonave të klasit të parë
Kërkohet që së paku nga trenat regjionalë dhe në kohën e ngarkesave më të mëdha të trenave, të hiqen nga kompozicionet e trenave vagonët e klasit të parë
Trenat e rrjetit hekurudhor të Zvicrës së shpejti mund të mbeten pa klasin e parë (1) që shfrytëzohet nga të privilegjuarit, që kane mundësi të paguajnë më shtrenjtë për biletat e tyre. Kjo mundësi e përfolur edhe më parë, është aktualizuar ditëve të fundit nga sindikata e studentëve dhe nxënësve të Tesinës Sisa. Ajo kërkon që së paku nga trenat regjionalë dhe në kohën e ngarkesave më të mëdha të trenave, të hiqen nga kompozicionet e trenave vagonët e klasit të parë, për tu zëvendësuar me ata të klasit të dytë.
“Ne nuk e kuptojmë se si ka mundësi që vagonët e klasit të dytë të jenë të stërmbushur ndërkohë që ata të klasit të parë anë vetëm gjysmë të mbushur”, thonë iniciatorët e këtij ndryshimi.
Ndërkaq, kërkesave për heqjen selektive të vagonëve të klasit të parë i është bashkuar edhe një politikane. Deputetja e Parlamentit Nacional Aline Trede që vjen nga partia e gjelbër ka premtuar se në sesionin pranveror do ta bëjë një mocion parlamentar në këtë drejtim.
Edhe ajo thotë se i pengon që vagonët e klasës së dytë janë shpesh të stërmbushur me udhëtarë dhe familje, ndërkohë që ulëset e klasës së parë mbeten të zbrazëta. Për këtë arsye Trede propozon që në fundjavë të mbushen vagonët e të dyja klasave. “Kjo kursen energji dhe është më e arsyeshme nga aspekti ekologjik”, shkruan 20minuen.ch.
Por këto propozime nuk u pëlqejnë aspak atyre që kanë abonime të klasit të parë. Kështu, një përfaqësues i organizatës që mbron interesat e udhëtarëve të trenave “Pro Bahn” ka thënë se një gjë e tillë do të ishte e papranueshme për ata që kanë abonime të (të shtrenjta) klasit t parë. “Për çmimin që paguaj, natyrisht qe nuk dua që kushdo të ulet në vagon, në vendin përballë meje” ka thënë ai.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













