Shkurt.ch
Propozohet që baballarët të pushojnë deri në 8 javë
Zvicra mbetet prapa vendeve të tjera të OECD-së, sa i përket lehonisë për burrat. Një komision qeveritar argumenton se një periudhë më e gjatë e lejes prindërore do të ishte e mirë për ekonominë e vendit.
Komisioni Federal i Zvicrës për Koordinimin e Çështjeve Familjare (COFF) ka mirëpritur debatin e tanishëm të qeverisë, për atë se a duhet të shtohet leja e atësisë për baballarët, shkruajnë mediat zvicerane.
COFF argumenton se minimumi duhet të jenë katër javë pushim, derisa sugjerohet se tetë javë do të ishin të dobishme për familjen dhe ekonominë, përcjell albinfo.ch.
Në Zvicër aktualisht ka një pushim lindjeje prej 14 javësh, por asgjë për baballarët.
Presidenti i COFF, Anja Wyden Guelpa, ka vënë në dukje se në më shumë se 50 për qind të vendeve të OECD-së, prindërit marrin një mesatare të kombinuar prej 43 javësh pushim të atësisë.
Komisioni përkrah periudhën dy javore, si një hap shumë modest, që do të përmirësonte gjendjen e familjeve. COFF në gusht të vitit të kaluar kishte propozuar lejen për prindërit deri në 38 javë.
Por, Qeveria zvicerane verën e kaluar rekomandoi që Parlamenti të refuzojë propozimin, duke argumentuar se do të ishte një barrë e madhe për ekonominë dhe kompanitë me sfida organizative, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













