Kosova
Protesta e SLS-së shkakton tollovi në Merdare
Pritje të gjata janë shkaktuar në pikën kufitare të Merdares pas kalimit të anëtarëve të SLS-së, të cilët e kanë kaluar atë në shenjë proteste për ndalimin e zyrtarëve të kësaj partie.
Kreu i partisë së Pavarur Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq, ka thënë se kjo protestë po bëhet pasi autoritetet serbe dje kanë ndaluar Srgjan Jovanoviqin, anëtar i bordit të partisë së tij dhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Srgjan Jovanoviq, i cili ishte ndaluar një ditë më parë, ka thënë se pyetjet kanë qenë të njëjta nga policia, ‘pse jeni pjesë e Qeverisë së Kosovës, përse bashkëpunoni me ta, si dhe përse nuk bëheni pjesë e Listës Serbe”. Edhe Sllobodan Petroviqi ka kërkuar që të ndalen këto veprime, siç i ka quajtur ai, tortura ndaj pjesëtarëve të SLS-së.
Ndërsa, kryeministri Haradinaj ka thënë se janë të papranueshme ndalesat e zyrtarëve serbë, të cilët punojnë në institucionet e Kosovës, nga institucionet e Serbisë. Ai ka paralajmëruar edhe kundër-masa në raport me zyrtarët serbë, të cilët vizitojnë Kosovën.
E-Diaspora
-
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë Mynih: Hapet ekspozita e “Reporting House” nga Prishtina... -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













