Bota
Protestat ulin numrin e turistëve në Francë
Demonstratat e dhunshme të “jelekverdhëve” pakësuan numrin e turistëve të huaj, me një rënie nga 5% deri në 10% të personave të ardhur me linjat ajrore ndërkombëtare me destinacion Parisin në muajin dhjetor, njoftoi sot ”Atout France”, agjencia për promovimin e turizmit.
”Për fillimvitin 2019, rezervimet ajrore janë në rënie me 6,8% për tre muajt e ardhshëm. Por nëse protestat ndalen, ne mund të rishohim shumë shpejt një rritje’’, deklaroi për median Christian Mantei, drejtor i përgjithshëm i ‘’Atout France’’, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch
Ditën e sotme, Mantei dhe Jean-Baptiste Lemoyne, sekretari i Shtetit i ngarkuar për Turizmin në Quai d’Orsay zhvilluan një videokonferencë me dhjetëra ambasadorë për të vlerësuar ndikimin, sipas vendeve, të protestës së ‘’jelekverdhëve’’ në lidhje me flukset turistike.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë













