Lajme
Protestë kundër ndotjes nga KEK-u
"Edhe ne kemi të drejtë të marrim frymë”. Kjo ishte motoja e protestës që u mbajt në Obliq, organizuar kundër ndotjes së ajrit nga termocentralet e Kosovës
Ndotësi më i madh i ambientit në Kosovë konsiderohet Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) që gjenden në qytetin Obiliqit. Sipas ekologëve, ndotja e ambientit në këtë regjion është pesë herë më e madhe se sa që lejojnë parametrat ndërkombëtarë të kabinetit.
Prandaj për të kundërshtuar këtë ndotje, të enjten në Obiliq u organizua një protestë me moton “Edhe ne kemi të drejtë të marrim frymë”, ku morën pjesë një numër simbolik i qytetarëve.
Liridon Durmishi nga Organizata Jo Qeveritare “Iniciativa për zhvillimin lokal”, ka thënë se qytetaret nuk po kërkojnë asgjë më shumë se të drejtën e tyre elementare e që nënkupton “marrjen lirshëm të ajrit të pastër e jo tymit”.
Edhe qytetarë të tjerë u ankuan për tymin e madh që lirohet në këtë qytet dhe thanë se ndonëse se ky vend është shpallur zonë nacionale, të drejtat njerëzore janë shumë të limituara e madje sëmundjet që paraqiten shkaku i tymit janë shumë të mëdha.
Siç raporton KTV, edhe qytetarët deklaruan se do të ketë edhe protesta të reja të këtij lloji. Ndërkaq edhe nga Qendra e Mjekësisë Familjare raportohet për shifra të mëdha të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë në këtë qendër.
Termocentralet e Kosovës në Obliq, vazhdojnë të jenë në “top listën” e ndotjeve të ajrit dhe ambientit në Kosovë dhe regjion. Sipas një raporti të Bankës Botërore të vitin 2010, nga djegia e qymyrit në termocentralin “Kosova A” janë regjistruar 835
vdekje të parakohshme.
Po ashtu nga ndotja e ajrit, janë regjistrua 310 raste të reja të bronkitit kronik, rreth 23 mijë raste të reja të sëmundjeve respiratorë dhe rreth 12 mijë vizita emergjente.
Disa javë më parë, drejtori i Klinikës së Mushkërive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Gazmend Zhuri ka thënë se prevalenca e sëmundjes së kancerit të mushkërive në regjionin e Prishtinës është dyfish më e madhe krahasuar me atë të Prizrenit.
Ai thotë se sëmundjet respiratore janë dukshëm më të theksuara në rajonin Prishtinës se sa në atë të Prizrenit. Sipas tij, diku dyfish është numri më i madh se në regjionin e Prizrenit.
Ndryshe, Bashkimi Evropian i përbërë nga 28 shtete sovrane, i ka dhënë prioritet vetës që këtë bashkësi shtetesh ta zgjerojë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Mirëpo që këto shtete të inkuadrohen në BE, duhet paraprakisht t’i përmbushin një varg rregullash dhe të plotësojnë një mori ligjesh.
Në Bruksel dhe Prishtinë ekziston një konsensus, sipas të cilit thuhet se, kriteret e zbatimit të standardeve mjedisore kërkojnë angazhimin më të madh dhe kanë koston më të lartë për një vend kandidat ose aspirant siç është Kosova. Prandaj ambienti vazhdon të mbetet kusht themelor i integrimit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












