Kosova
Protestë më 23 shtator në Preshevë, Sinani: Marshojmë për barazi dhe drejtësi
Më 23 shtator në Preshevë do të mbahet një protestë, të cilën, kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e quajti “për identitet e dinjitet”.
Sinani bëri të ditur në një postim në Facebook, se marshi në komunën e Preshevës do të mbahet më 23 shtator, duke filluar nga ora 13:00, ku sipas saj, protestuesit do të marshojnë nga stadiumi i qytetit të Preshevës e deri te qendra e qyteti, transmeton Albinfo.ch.
“Të marshojmë, të gjithë bashkë. Kundër diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Të marshojmë për barazi dhe drejtësi”, ka shkruar ajo.
“Në Gusht ishim në Bujanoc, në Shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më. Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë”, shkroi Sinani.
Tutje, ajo tha se me këtë protestë, qytetarët shqiptarë në Luginë do të kërkojnë ndërprerjen e masivizimit të adresave, njohjen e diplomave, vende pune dhe për institucione të hapura për të gjithë.
“Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për Preshevën me Gjykatë, për institucione ku shqiptarët janë të përfaqësuar! Kjo është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë”, shkroi Sinani./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













