Jeta në Zvicër
Protestë për Kumanovën para OKB-së në Gjenevë
Duke filluar nga ora 14, nesër është paralajmëruar një protestë para ndërtesës së OKB-së në Gjenevë
“Të nderuar bashkatdhetarë nga të gjitha trojet shqiptare, Terrori shtetëror i IRJM-së nuk ka të ndalur mbi vendbanimet shqiptare. Ngjarjet e Kumanovës edhe njëherë dëshmuan se forcat policore dhe ushtarake të udhëhequra nga zyrat e shtetit janë në gjendje brenda dy ditësh të rrënojnë çdo gjë shqiptare. Faktet mbi Masakrën e Kumanovës, dëshmuan dhe dëshmojnë se në IRJM zbatohen projekte antishqiptare të cilat janë të dënueshme sipas të gjitha ligjeve ndërkombëtare”, thuhet në ftesën e organizatorëve të protestës së nesërme.
Shoqata “Liria Kombëtare” në Zvicër së bashku me shoqatat tjera, në bashkëpunim me intelektualë, veprimtarë të çështjes kombëtare, sportistë dhe artistë fton të gjithë mërgimtarët në një protestë paqësore kundër sic thuhet: “DHUNËS DHE TERRORIT SHTETËROR NË KUMANOVË”.
Protesta do të organizohet para selisë së OKB-së , në Gjenevë, me datën 16.05.2015, në ora 14.00.
Protestuesit do të kërkojnë nga institucioneve ndërkombëtare hetim të pavarur ndërkombëtar për ngjarjen e Kumanovës, si dhe për ngjarjet tjera.
“ Urdhërdhënësit dhe aktorët në Masakrën e Kumanovës duhet të dënohen për krime kundër njerëzimit. Askush nuk ka të drejta me forca policore, me mjete të blinduar të shkatërrojnë vendbanimet shqiptare”, thuhet më tutje në ftesën e organizatorëve.
Eshtë parlajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve të shoqatave shqiptare në Zvicër, intelektualë, sportistë të dalluar dhe artistë .
Në emër të Shoqatave shqiptare në Zvicër Dr. Vaxhid Sejdiu, Tel. 076 321 26 94
Info rreth ngjarjes
- LokacioniGjenevë
E-Diaspora
-
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci Një mbrëmje e mbushur me emocion, muzikë dhe energji bashkoi publikun në Hamburg... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht













