Kosova
Protestë simbolike për mbrojtjen e jetës tradicionale në Bjeshkët e Nemuna
Protesta do të mbahet të martën, më 2 qershor 2026, nga ora 11:00, te rampa (Laura) e Parkut Kombëtar në Grykën e Deçanit
Banorë të zonës, bjeshkatarë, guida malore, pronarë stanesh dhe operatorë turistikë kanë paralajmëruar një protestë simbolike kundër vendimit të Ministrisë së Mjedisit për ndalimin e transportit të materialeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Protesta do të mbahet të martën, më 2 qershor 2026, nga ora 11:00, te rampa (Laura) e Parkut Kombëtar në Grykën e Deçanit.
Organizatorët thonë se banorët e këtyre bjeshkëve nuk janë kundër natyrës, por pjesë e saj, duke theksuar se jeta në stanet alpine dhe tradita e blegtorisë ekzistojnë prej brezash në këtë zonë.
Sipas tyre, ndalimi i transportit të materialeve ndërtimore vështirëson mirëmbajtjen e stanëve ekzistuese dhe ndikon drejtpërdrejt në jetën e banorëve lokalë dhe zhvillimin e turizmit malor.
Përmes kësaj proteste simbolike, ata kërkojnë:
- ruajtjen e jetës tradicionale në bjeshkë,
- mundësi për mirëmbajtjen e staneve ekzistuese,
- mbështetje për turizmin malor dhe banorët lokalë,
- si dhe dialog institucional për zgjidhje konkrete.
“Bjeshka pa njerëz nuk mbrohet, braktiset”, thuhet në thirrjen publike të organizatorëve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s














