Kosova
Protestohet edhe në Drenas për rastin e 16-vjeçares
Kundër rastit të fundit të dhunimit të një të miture në Drenas është protestuar në këtë komunë. Protesta në Drenas është mbajtur me moton “Pro mësimit, jo përdhunimit”.
Fillimisht, protestuesit, shumica prej të cilëve janë nxënës të gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, kanë qëndruar para këtij gjimnazi, në shkollën ku ka qenë i angazhuar mësimdhënësi që dyshohet se e kishte dhunuar fillimisht të miturën.
Më pas, marshi ka vazhduar drejt stacionit policor në Drenas. Policia sërish është gjuajtur me vezë, për shkak se pjesëtarët e saj nuk janë tërhequr dy hapa mbrapa në shenjë distancimi nga veprimi i kolegut të tyre.
Në këtë protestë është lënduar edhe një aktiviste. Kjo ishte protesta e dytë kundër rastit të abuzimit seksual të të miturës në Drenas, e cila dyshohet se u abuzua nga mësimdhënësi i saj, e më pas edhe nga zyrtari policor, tek i cili e paraqiti rastin.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












