Lajme
Protestojnë familjarët e Dedë Gecajt
Dhjetëra familjarë të Dedë Gecajt kanë protestuar të martën para Ambasadës Zvicerane në Prishtinë, me pretendimin se familjari i tyre nuk ka bërë vetëvrasje deri sa po qëndronte në burgun e atjeshëm. Gecaj ka vdekur para dy javësh në Zvicër në burgun e St. Gallenit ndërsa ishte ekstraduar në këtë shtet në fillim të shtatorit.
Ekstradimi i tij ishte bërë me qëllim të gjykimit të tij për vrasjen e mësuesit të vajzës së tij, Paul Shpirig në vitin 1999 në Zvicër dhe për vepra tjera penale.
Në emër të familjarëve, Pjetër Gecaj ka shprehur dyshimin në deklarimet e autoriteteve zvicerane se Dedë Gecaj ka bërë vetëvrasje teksa po mbahej në njërën nga qelitë e burgut.
Akuza në drejtim të autoriteteve zvicerane ka drejtuar edhe mbrojtësi i Dedë Gecajt, avokati Kolë Krasniqi. Dedë Gecaj sipas avokatit, për kushtet e rënda në burg i kishte rrëfyer të birit të tij derisa ky i fundit kishte shkuar për ta vizituar. “Gjatë tërë kohës Gecaj në qeli është mbajtur me pranga në këmbë e duar. Unë këtë rast do ta paraqes në Gjykatën e Strasburgut si gjykatë më e lartë e drejtësisë me qëllim që të zbardhet e vërteta”, ka pohuar avokati Kolë Krasniqi.
Pas protestës gjysmë ore para Ambasadës Zvicerane, familjarët e të ndjerit Dedë Gecaj i janë drejtuar selisë së Kuvendit të Kosovës ku kanë vendosur qirinj të ndezur.
E-Diaspora
-
Gjenevë: Organizohen aktivitete përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës... -
Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni stendën dhe zbuloni mundësitë e investimit -
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Organizohen aktivitete përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës... -
Zjarret në jugperëndim të Francës detyrojnë evakuimin e rreth 20 mijë personave -
Ndryshimi i klimës po sjell modele të reja reshjesh në Zvicër. -
Qytetet zvicerane kërkojnë zgjidhje për kaosin me skuterët elektrikë me qira -
Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër














