Kosova
Protestojnë veteranët e Dukagjinit, duan kërkimfalje nga Prokuroria
Veteranët e Dukagjinit i kanë dhënë ultimatum Prokurorisë së Shtetit deri më 8 tetor për një kërkim falje, në lidhje me publikimin e listave të veteranëve të rrejshëm, në të kundërtën do të protesojnë dhunshëm.
Ish-ushtarë të UÇK-së të Zonës së Dukagjinit kanë protestuar tek objekti i Pallatit të Drejtësisë për të kundërshtuar përfshirjen e tyre në listën e veteranëve të rremë.
Avdyl Mushkolaj nga kjo organizatë ka kërkuar që kjo aktakuzë të hedhet poshtë, duke thënë se nëse kjo nuk bëhet, do të organizojnë edhe protesta jopaqësore.
Gjithashtu, veteranët kanë kërkuar edhe miratim të Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës, e po ashtu kanë kërkuar të ndryshohet Ligji për Veteranët.
Ata kanë dhënë afat deri më 8 tetor për kërkim falje publike nga Prokuroria, për, siç thanë, denigrimin e veteranëve. Protesta e OVL-së së UÇK-së të Dukagjinit nuk është përkrahur nga Organizata e Veteranëve në qendër, shkruan Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë Çfarë ndikimi do të kenë traktatet e BE-së mbi imigracionin në Zvicër dhe si qeveria zvicerane... -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Zvicër: Të gjitha maceve duhet tu vendoset çip -
Zvicër: Inflacioni në zero











