Shkurt.ch
Protestuesit kërkojnë pranim të 100 mijë refugjatëve sirianë
Solidarizimi me refugjatët dhe kundërshtimi i ksenofobisë ndaj tyre po vazhdon të nxjerrë në sheshe zviceranët. Kështu, të premten në Bazel janë tubuar rreth 700 veta të cilët kanë kërkuar pranimin shumë më masiv nga Zvicra të refugjatëve sirianë.
Demonstrimin e kanë organizuar socialistët e rinj, të Gjelbrit dhe organizatat që mbrojnë refugjatët si Amnesty International etj. Aty, përmes transparenteve të shpërndara është kërkuar nga Zvicra, veç tjerash, që të krijojë mundësi ligjore për sjelljen dhe strehimin e refugjatëve në vend. Ata kanë kërkuar që Zvicra të pranojë menjëherë 100 mijë refugjatë sirianë nga kampet në Liban dhe në Jordani, shkruan srf.ch.
Një ditë më parë, ministri zviceran i mbrojtjes Ueli Maurer kishte deklaruar se Zvicra ka kapacitet për pranimin e deri 50 mijë refugjatëve por vetëm si masë emergjente dhe afatshkurtër.
Policia bën të ditur se protesta ka rrjedhur në qetësi dhe pa incidente ndërsa, si pasojë e tubimit në qytet ka pasur pengesa vetëm në qarkullimin e tramvajëve.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












