Autotech
Pse Apple ka rënie?
Të ardhurat e kompanisë për tre muajt e fundit, deri më 29 dhjetor, ishin 84 miliardë dollarë
Apple ka trazuar investitorët me lajmin se shitjet e saj janë ngadalësuar, duke fajësuar dobësinë ekonomike në Kinë.
Në një njoftim të papritur, prodhuesi i “iPhone”-ve tha se të ardhurat e kompanisë për tre muajt e fundit, deri më 29 dhjetor, ishin 84 miliardë dollarë.
Në nëntor, ishte parashikuar të paktën 89 miliardë dollarë të ardhura, një parashikim që edhe në atë kohë kishte zhgënjyer investitorët.
Aksionet e Apple humbën më shumë se 7 për qind në bursa pas njoftimit, transmeton “TCH”.
Sezoni festiv, zakonisht është tremujori më fitimprurës për Apple. Por, të ardhurat prej 84 miliardë dollarësh shënojnë një rënie prej thuajse 5 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, e përfaqësojnë rënien më të dukshme të kompanisë që nga viti 2016, përcjell albinfo.ch.
Në një letër drejtuar investitorëve, drejtori ekzekutiv Tim Cook tha se, problemet me shitjet e kompanisë ishin të lidhura kryesisht me rajonin e Kinës së madhe, që përfshin edhe Hong Kongun dhe Tajvanin, e që garanton zakonisht rreth 20 për qind të të ardhurave të Apple.
“Ndërsa ne kemi trajtuar disa sfida në tregjet kyçe, nuk mundëm të parashikonim magnitudën e rënies ekonomike veçanërisht në Kinën e madhe”, tha ai.
Sidoqoftë, Cook shtoi se tregjet e zhvilluara kanë njohur po ashtu probleme, pasi më pak konsumatorë nga sa pritej kanë zgjedhur të blejnë telefona të rinj.
E-Diaspora
-
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih kanë publikuar udhëzimet zyrtare... -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe”
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














