Lajme
Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?
Koha po mbaron për të mbijetuarit e bllokuar nën rrënojat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, teksa përpjekjet e kërkim-shpëtimit po i afrohen kufirit vendimtar prej 72 orësh, tha një ekspert i reagimit të shpejtë dhe shpëtimit, të mërkurën.
Më shumë se 90 për qind e të mbijetuarve të tërmetit shpëtohen brenda tri ditëve të para, tha Ilan Kelman, një profesor i fatkeqësive dhe shëndetit në University College London, shkruan REL.
Por, ky numër mund të ndryshojë ndjeshëm në varësi të motit, pasgoditjeve dhe sa shpejt ekipet e shpëtimit dhe pajisjet mund të mbërrijnë në vendngjarje. Aktualisht, të gjithë faktorët janë kundër këtyre përpjekjeve në Turqi dhe Siri.
Më shumë se 11.200 njerëz humbën jetën dhe mijëra të tjerë janë lënduar pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë në orën 04:17 në mëngjesin e së hënës.
Në prag të mbylljes së dritares vendimtare 72-orëshe të enjten në mëngjes, Kelman i shpjegoi agjencisë së lajmeve, AFP, pse kjo kornizë kohore është kaq e rëndësishme.
Lëndimet, temperaturat, uji
“Përgjithësisht, tërmetet nuk vrasin njerëz, infrastruktura që shembet vret njerëz”, tha Kelman, i cili ka publikuar hulumtime mbi reagimet e shpëtimit nga tërmetet.
Faktori më urgjent është marrja e kujdesit mjekësor për njerëzit e shtypur nën ndërtesat e shembura “përpara se të vdesin”, tha ai.
Kelman tha se moti është gjithashtu një faktor kyç dhe se “aktualisht, është plotësisht kundër nesh”.
Rajonet e goditura nga tërmetet janë përballur me temperaturat të ulëta, ngrica, shi e borë që nga 6 shkurti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











