Lajme
Pse një nga themeluesit e inteligjencës artificiale sugjeron të bëhesh hidraulik?
Geoffrey Hinton, një nga themeluesit e inteligjencës artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel, ka dhënë një këshillë surprizuese për të rinjtë që po zgjedhin karrierën e tyre. Ai sugjeron që të mos përqendrohen vetëm te profesione teknologjike, por të mendojnë edhe për punë praktike dhe manuale.
“Nëse po mendon çfarë të studiosh, bëhu hidraulik,” ka thënë Hinton, duke theksuar se profesionet manuale janë më të vështira për t’u zëvendësuar nga makinat dhe inteligjenca artificiale.
Hinton, profesor në Universitetin e Torontos, paralajmëron se avancimi i shpejtë i inteligjencës artificiale mund të kërcënojë miliona vende pune në sektorin informatik. Kompanitë si OpenAI dhe Google po zhvillojnë modele gjithnjë e më të avancuara, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për ndikime të paparashikueshme në tregun e punës.
“Po krijojmë sisteme që mund të bëhen më inteligjente se ne dhe që nuk ndajnë domosdoshmërisht vlerat tona,” tha Hinton për BBC News, përcjell albinfo.ch.
Ai gjithashtu thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe vendosjes së kufijve etikë për teknologjinë, pasi pa një kontroll të duhur, inteligjenca artificiale mund të ndryshojë mënyrën se si njerëzit punojnë dhe jetojnë.
E-Diaspora
-
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni Anxhela B., një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, pas... -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve











