Lajme
Pse një numër i madh i firmave në Gjermani po falimentojnë?
Vitin e kaluar në Gjermani pati pothuajse 22 mijë falimentime

Raportohet se në Gjermani po shënohet numër i lartë i falimentimeve, përcjell albinfo.ch.
Shoqatat e biznesit po kërkojnë urgjentisht lehtësim. Ndryshe,situata do të përkeqësohet edhe më shumë.
Kompania Meeth në Wittlich ka fituar besimin e klientëve të saj për gati 40 vjet me dritare dhe korniza dritaresh cilësore.
Këtu kanë punuar edhe nëntëdhjetë bashkëpunëtorë, por tani puna ka mbaruar. Ajo shpalli falimendimin dhe tani kompania drejtohet nga administratori i falimentimit dhe avokati Alexander Jüchser. Kompania kërkoi më kot një investitor të ri. Ndërkohë punonjësve u janë dorëzuar dokumentet për ndërprerjen e punës.
“Sektori i ndërtimit është në krizë këtë vit. Për të pestin vit radhazi ka një rënie për shkak të rritjes së çmimeve të punimeve të ndërtimit, mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar dhe numrit më të vogël të lejeve të ndërtimit. E kur ndërtohet më pak, porositen më pak edhe dritare dhe dyer”, përmbledh administratori i falimentimit. Kjo po ndodh në të gjithë Gjermaninë dhe jo vetëm në landin Rheinland Pfalz, ku ndodhet fabrika.
Numri i falimentimeve të kompanive gjermane është në rritje të vazhdueshme prej dy vitesh. Vitin e kaluar kanë faleinentuar 22 mijë kompani, më së shumti që nga viti 2015. Kështu vazhdon edhe këtë vit. Në mars ka pasur 1459, 2% më shumë falimentime se në shkurt, raporton Instituti për Kërkime Ekonomike Leibniz në Halle (IWH).
E-Diaspora
-
Luzern: Po zhvillohet simpoziumi i 6-të shkencor i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër Simpoziumi i 6-të i mjekëve shqiptarë në Zvicër po zhvillohet sot në ambientet e Kultur- und...
-
Trumpi pret një familje shqiptare në Shtëpinë e Bardhë
-
Moda Ademi shkëlqen sërish në skenën e “Jaboro Nights” në Biel/Bienne
-
Paris: Rajana me 4 medalje në garën ndërkombëtare të gjuhës angleze
-
Shqiptari shpallet hero në Londër, shpëtoi një 7 vjeçare nga mbytja në lumin Tamiz
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pret samitin e Komunitetit Politik Evropian në vitin 2027 Zvicra do të organizojë një samit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili mbledh së bashku...
-
Luzern: Po zhvillohet simpoziumi i 6-të shkencor i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër
-
Evropiani i Femrave në Zvicër, ndeshjet do të transmetohen edhe në tarraca të restoranteve
-
Zvicër: Rregulli i ri pritet të rritë aksidentet me e-skuter
-
Krimet më të shpeshta në Zvicër