Lajme
Pse nxënësit në këtë shtet nisin shkollën në 5:30 të mëngjesit?
Çdo mëngjes herët, në një qytet të Indonezisë, shihen adoleshentët e përgjumur duke shkuar në shkollë.
Nxënësit e klasave të dymbëdhjeta në 10 shkolla të mesme janë pjesë e një projekti pilot për ta nisur ditën më herët. Pse?
Projekti pilot në Kupang u shpall muajin e kaluar nga guvernatori Viktor Laiskodat dhe synon të forcojë disiplinën e fëmijëve.
Megjithatë, sipas prindërve, fëmijët janë të rraskapitur kur kthehen në shtëpi. Shkollat në Indonezi zakonisht fillojnë nga ora 7 deri në 8 të mëngjesit.
“Është jashtëzakonisht e vështirë, ata tani duhet të largohen nga shtëpia kur është ende errësirë. Unë nuk mund ta pranoj këtë…siguria e tyre nuk është e garantuar kur është errësirë dhe qetësi,” tha për Agence France-Presse nëna e një fëmije.
Disa njerëz janë të mendimit se mungesa e gjumit mund të rrezikojë shëndetin e nxënësve dhe të shkaktojë ndryshime në sjellje.
Një studim i vitit 2014, i publikuar nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, rekomandoi që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të fillojnë mësimin në orën 8:30 të mëngjesit ose më vonë, në mënyrë që të kenë mjaftueshëm kohë për gjumë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas












