Kosova
Pse po ngriten çmimet e derivateve në Kosovë?
Aktualisht çmimi i derivateve në Kosovë arrijnë prej 1.19 euro për naftë, ndërsa për benzinë deri 1.22
Çmimi i derivateve në Kosovë është ngritur javëve të fundit. Këto çmime janë rritur për rreth 10 cent, ndërsa krahasuar me vitin e kaluar çmimet janë ngritur për 20 cent.
Aktualisht çmimi i derivateve në Kosovë arrijnë prej 1.19 euro për naftë, ndërsa për benzinë deri 1.22.
Në shoqatën e naftëtarëve kanë treguar për KosovaPress se çmimet kanë pësuar disa ndryshime në këtë vit.
Kryetar i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se kjo ngritje e çmimeve ka ardhur si shkak i berzës ndërkombëtare.
“Sa i përket rritjes së çmimit, ne pikat e karburanteve në Kosovë jemi tregtarë. Diktohet çmimi nga berza dhe nga organizata prodhuese OPEK. Në Kosovë çmimet sillen 1. 19-1.20 euro… Ndërsa qe një javë është i njëjti çmim në tregun kosovar. Por, ne nuk jemi ata që diktojmë çmimin, sepse ne nuk kemi rafineri… Ne në një farë forme jemi tregtarë, ku çmimi na diktohet nga furnizimi, të cilin e bëjmë nga shtetet në regjion, prej Serbisë, prej Shqipërisë, prej Maqedonisë dhe Greqisë”, ka theksuar Berjani, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, për mungesë të cilësisë së derivateve, ai shton se Shoqata e Naftëtarëve ka kërkuar të kontrollohet në kufi, sepse kjo cilësi është duke u kontrolluar mjaft pak.
Ndërsa, qytetarët e Kosovës kohëve të fundit janë duke paguar më shumë për derivatet që i harxhojnë automjetet e tyre.
Qytetari Naser Dervisholli, ka thënë se çmimet e derivateve janë të shtrenjta dhe nuk janë të arsyeshme krahasuar edhe me vendet e rajonit. Ai kërkon që të zbriten çmimet, sepse janë të pa përballueshme për qytetarët.
Kryesues i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të MTI-së, Sherif Fejzullahu, ka thënë për KosovaPress se operatorët ekonomik duhet të punojnë gjithnjë në bazë të rregullave të tregut, duke mos i dëmtuar konsumatorët, sepse edhe ashtu një pjesë e qytetarëve janë në varfëri.
Edhe kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve, Selatin Kaçaniku, tha për KosovaPress se çmimet e derivateve të naftës, para syve e hundëve të institucioneve, asociacioneve, mekanizmave e të pushtetit rriten kur ka lëvizje sado të vogël në Berzën Botërore. Por, sipas tij, kur ato çmime ulen në Berzën Biotërore në Kosovë nuk ndodhë analogjia.
Për ngritje të çmimeve të derivateve 6.3 përqind, është konfirmuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet













