Kosova

Pse Vatikani vazhdon të mos e njoh Kosovën?

Serbia është e lumtur për faktin që Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Por analistët serbë shprehen se qëndrimet kanë ndryshuar vitet e fundit.

Ekspertët thonë se ndikimi i Papës për Serbinë mund të shtrihet në dy fusha: Kosovë dhe marrëdhëniet me Kroacinë.

Ky solemnitet është organizuar për të pritur presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, në një takim me Papën. Kur është nisur ka thënë se do ta lusë të mos njohë pavarësinë e Kosovës.

Këtë premtim edhe e ka marrë në takim me krerët e kishës. Mos njohja e Kosovës nga Vatikani është një gjë reputacioni. Por, për presidentin Vuçiç do të ishte shumë e rëndësishme që Papa Françesku ta vizitojë Serbinë, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch