Jeta në Zvicër
Pse zviceranët preferojnë të paguajnë me para në dorë?
Muajin e kaluar zviceranët u bënë me kartmonedhë të re, atë në vlerë prej një mijë frangash.
Dhe kjo kartmonedhë nuk është një letër e zakonshme, por është ndër më të vlefshmet në botë, me një vlerë rreth 880 eurosh. Sipas shifrave të Bankës Kombëtare Zvicerane, më shumë se 48 milionë kartmonedha të tilla janë në qarkullim.
Ndërkaq, vendet e tjera po i largojnë kartmonedhat me vlera të larta dhe përdorimi i parave të gatshme po bie në vendet europiane, megjithëse me norma të ndryshme, shkruan bbc, përcjell albinfo.ch.
Por në Zvicër, paraja e gatshme po mbetet mjeti kryesor për kryerjen e pagesës. Këtu ekziston një lloj përshtypje se të gjithë bartin para me vete, ani pse ekonomia digjitale është në rritje.
Nëse të duhet të paguash një kafe me një kartmonedhë 100 frangash, nuk ke pse të kërkosh falje – askush nuk do të të pyesë nëse ke një kartmonedhë më të vogël.
Një hulumtim që ka kryer Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) në vitin 2017, duke analizuar sjelljet e 2000 pjesëmarrësve, doli me të dhëna se 70 për qind e tyre kanë kryer pagesat me para të gatshme, përcjell albinfo.ch.
Por pse e preferojnë keshin zviceranët? Janë dy arsye të thjeshta. E para, paraja është konsideruar gjerësisht si pjesë e kulturës së tyre, dhe tjetra, zviceranët besojnë se përdorimi i parave kesh u ndihmon të menaxhojnë më lehtë shpenzimet e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026













