Lajme
Pse Zvicra është e rëndësishme për Rusinë
Disa statistika që duhet ti dini për rolin e Zvicrës në Rusi
Zvicra zyrtarisht është në mesin e dhjetë investitorëve kryesorë në Rusi, referuar të dhënave të siguruara nga administrata federale. Në të njëjtën kohë, sipas ambasadës në Moskë, Zvicra ka qenë destinacioni kryesor për rusët e pasur prej vitesh kur bëhet fjalë për menaxhimin e pasurisë së tyre, transmeton albinfo.ch.
Bazuar në shifra, në vitin 2020 qytetarët e Federatës Ruse transferuan 2.5 miliardë dollarë në Zvicër – shuma më e lartë në pesë vjet.
Por pse Zvicra është e rëndësishme për Rusinë? Pikërisht se Zvicra luan një rol kyç për Rusinë në tregtinë e mallrave. Thuhet se 80% e tregtisë ruse kalon nëpër Gjenevë, Cyrih, Zug dhe madje edhe Lugano.
Vlen të theksohet se shumica e kompanive dhe institucioneve ruse kanë një degë në Zvicër.
Nord Stream 2, për shembull, ka selinë e saj në Zug. Kompania është një degë e kompanisë publike ruse Gazprom.
Nga ana tjetër, vlera e investimeve zvicerane në Rusi në fund të qershorit 2021 ishte 17.6 miliardë dollarë, sipas Bankës Qendrore Ruse. Një shumë e barabartë me 3.1% të totalit të investimeve të huaja në vend.
Ndërkaq eksportet zvicerane në Rusi referuar të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave – arritën në 2.8 miliardë franga në vitin 2020. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”












